Rama: Kush vazhdon shkollën e Mësuesisë, do marrë bursë me vlerën e pagës minimale
Qeveria është angazhuar për të nxitur studentët drejt degës së Mësuesisë.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se kushdo që zgjedh të vazhdojë shkollën e Mësuesisë do të marrë bursë me vlerën e pagës minimale, pasi po merr përsipër diçka shumë të rëndësishme.
Rama: Ne që në fillim rritën shkallën e kërkesës për ata që hyjnë në shkollën e mësuesisë. Studentët që ndjekin mësuesinë do përfitojnë një bursë mujore që do jetë në vlerën e një page minimale. Veçse kriteri i një note mesatare të rëndësishme do të jetë në fuqi, do marrin edhe pagën e përmuajshme deri në përfundim të shkollës. Sepse do të marrin përsipër diçka që është gjëja më e shtrenjtë, që janë fëmijët.
Duke folur në ceremoninë “Mësuesi i Vitit 2022”, ku përgëzoi mësuesit për punën e tyre, Rama nuk kurseu kritikat për drejtuesit e shkollave.
Kryeministri njoftoi gjithashtu se do të ketë sërish rritje page për mësuesit, po ashtu edhe për punonjësit psiko-sociale dhe oficerët e sigurisë.
