Afera e incineratorëve, Bylykbashi: SPAK të ndjekë paranë! Në Itali këtë e bën mafia, këtu qeveria

Nga Kuvendi, deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, i bëri apel SPAK-ut që të ndjekë paranë për të zbuluar ideatorët dhe pronarët e kësaj skeme korruptive.

Ai akuzoi qeverinë Rama  për përfshirje në këtë skemë, duke thënë se në Itali skema të tilla i bën mafia ndërsa këtu vetë shteti.

Bylykbashi: Është shumë e vështirë për shqiptarët që të mos kuptojnë se çfarë ndodh me këtë historinë e incineratorëve. Sa më takon mua, mu drejtove dhe po të kthej përgjigje. Është shumë e vështirë për çdo shqiptar me nivel mesatar që mos ta kuptojë se çarë ndodh me skemën e incineratorëve. Në Itali këtë e bën mafia por e lufton qeveria, këtu e bën vetë qeveria. Ne këtë provë nuk ia çojmë dhe nuk kemi për detyrë të bëjmë detyrën e SPAK-ut. Por SPAK-u të bëjë një gjë vetëm, të ndjekë paranë dhe dihet se ku do t’i çojë.