"Rama del hajdut në çdo variant", Berisha-Nikollës: Je kryetare e Kuvendit apo sekretare e tij?

As Sali Berisha nuk i shpëtoi sot debatit me Lindita Nikollën.

Berisha e pyeti Nikollën nëse është kryetare e parlamentit apo sekretare e Edi Ramës ndërsa shtoi se ai del hajdut në çdo variant që shfaq në parlament.

Sali Berisha: Je kryetare e parlamentit apo sekretare e Edi Ramës.

Lindita Nikolla: Kryetare e parlamentit dhe kjo është një pyetje, nuk është procedurë

Sali Berisha: Duhet të ruash rregulloren të njëjtë për rregulloren. Kur nuk ekziston e drejta e replikës pas replikës nuk është për asnjë deputet. Ti për Edi Ramën nuk njeh ligj. Ke prishur klimën në parlament. Nëse e drejta e replikës ezaurohet nuk merret për së dyti dhe për së treti. Në çdo variant ai hajdut del.

Lindita Nikolla: Kjo nuk është procedurë (i pret fjalën Berishës). Këto janë fyerje për të cilat folët kur morët fjalën