Raundi i dytë i debatit në Kuvend/ Shehaj: Nuk të shkon roli i viktimës! Rama: Shko bëj një skaner

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti demokrat Agron Shehaj patën një raund të dytë debati në seancën e sotme plenare.

Ndërsa Rama i kërkoi prova për akuzat se qëndron pas kompanisë offshore, Shehaj tha se kompanitë offshore prandaj janë të tilla që të fshihet se kush i ka.

Shehaj: Tani roli i viktimës nuk ju shkon. Nëse ka viktima në këtë vend janë ato që ikin nga Shqipëria me gomone, ato që ju po pasuroni. Këto janë viktimat e vërteta,. Për sa i takon fryrjeve dhe sharjeve, unë flas për gjëra konkrete. Do flasë vetëm me fakte. Si më kalon mua ne përmendje që pas kompanisë ofshore, në Holandë mund të jeni ju ministrat tuaj. Si më kalon mua nëpër mendje.

Ju i dhatë një 26 vjeçari që i mori aplikimin 26-vjeçarit para se të regjistronte kompaninë. Ministria juaj dhe ministri juaj ndihmuan 26-vjeçarin të merret tenderin. Nuk e them unë e thonë faktet. Unë edhe në atë rast nuk kisha provën që ju ishit pas. Kompanitë offshore prandaj duhen që ju të vini këtu dhe ta fshini. Prandaj bëhen kompanitë offshore për ta fshehur. Mos më kërkoni tu sjell provën që pas kompanisë offshore qëndroni ju dhe qeveria.

Në replikë Rama e pyeti sërish nëse është i vetëdijshëm pao jo për ato që thotë.

Rama: Je idiot apo bën vetë? Unë nuk të thashë je, por ngrita një pyetje. Mund të bësh vete. Por ti më thua mua kriminel sepse një kryeministër që është i fshehur offshore është kriminel. Del ai avokati i avoketërve që ta bën të bardhën të zezë të zënë të bardhë dhe thotë dashke prova ti qenke gjyqtar. Ju keni ik fare, doni të përmbysni normat më elementare të komunikimit. Ti më thua mua u kape me falsifikim në dellaëare. Je i vetëdijshëm.

Kompanitë jo vetëm që s’ka marrë asnjë lek, edhe gënjen, por kompania ka lënë të tëra paratë që vuri garanci se ja mori buxheti i shtetit. Humbi edhe gjyqin për garanaci. Je në vete apo jo. Unë e kuptoj se kështu e ke në mendje. U bë për të thirr urgjencën, shko bëj një skaner se s’ka mundësi ose pastaj bën vetë. Nëse bën vete ke arsyet  e tua. Unë viktimën, se kam bëtë kurrë s’jam viktimë e asgjëje. Ti s’më tregon a s’ku shkollohen fëmijët e mi dhe ku është e ca bën familja ime. Askush s’ma tregon. Jeni bërë fare, s’keni frena nuk e di si ja bëni natën. Për gjërat që fole ka një provë shumë të madhe, ka një sistem drejtësie që po bën punën e vet detaj për detaj.