Vrasja e shqiptarëve në Greqi pa autor, zhduket dhe miku i viktimave

Vrasja e dy shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja ende nuk ka një autor të dyshuar.

Nga hetimet ka rezultuar se një tjetër shtetas shqiptar, i cili rezulton të jetë mik i viktimave është zhdukur.

Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar i quajtur Leonardo, ku sipas mediave greke është i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të dy viktimave.

Leonardo, sipas policisë mund të jetë fshehur nga armiqtë që ekzekutuan dy shqiptarët, por nuk përjashtohet mundësia që ai të jëtë rrëmbyer.

Policia greke po e lidh ngjarjen me vrasjen e Edmond Papës në Selitë.

Kjo pasi sipas autoriteteve viktimat kanë pasur lidhje miqësorë më njeri-tjetrin.

Për këtë arsye autoritetet greke po mundohen të sigurojnë material hetimor nga pala shqiptare në lidhje më aktivitetin e viktimave.

Mediat greke shkruajne se i gjithë konflikti erdhi për humbjen e një sasi prej 700 kg kanabis sativa.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.