Zhduket për herë të dytë brenda 3 muajve 15-vjeçarja në Vlorë

Një vajzë 15-vjeçare është denoncuar nga familjarët e saj si e zhdukur në Vlorë.

Policia e këtij qyteti njofton se më datë 20.12.2022, në Komisariatin e Policisë Vlorë është paraqitur shtetasja italiane M. G., 39 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka kallëzuar se vajza e saj, 15 vjeçe, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Ndërsa policia thekson se po punohet për gjetjen e së miturës, ky është rasti i dytë brenda këtij viti që kjo shtetase deklarohet e humbur nga prindërit.

Tre muaj më parë shtetasit italianë e kanë denoncuar edhe më parë të humbur teksa dy ditë më pas ishte gjetur në një banesë me një djalë që deklaronte se kishte lidhje.

Vajza në atë kohë ka deklaruar se ka shkuar me dëshirën e saj, teksa janë kryer veprimet proceduriale.

Ndërsa sot, tre muaj më pas, 15-vjeçarja largohet sërish nga banesa dhe deklarohet e humbur.

"Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", bën me dije policia e Vlorës.