Vlorë, ish-kreu i bashkisë Himarë, Vasil Bollano, aksidenton me makinë 17-vjeçarin në rrugë

Përfshihet në aksident ish-kreu i Bashkisë së Himarës, njëkohësisht dhe ish-kreu i Omonias, Vasili Bollano.

Policia e Vlorës raporton se 66-vjeçari , duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se i mituri është në gjendje të rëndë për jetën.

Nga spitali i Vlorës konfrmojnë për Ora News se 17-vjeçari është në koma të thellë.

17-vjeçari pritet të niset në Tiranë për mjekim të specializuar pas ka fraktura në gjithë trupin dhe plagë që i rrezikojnë jetën. Djali është banues në fshatin Dukat të Vlorës.

Ora News mëson se ka qenë duke kaluar rrugën pranë fshatit kur e ka goditur makina.

Ai po shkonte te gjyshja pasi donte ta shoqëronte atë gjatë natës sepse kishte frikë të flinte vetëm.

Vlorë, ish-kreu i bashkisë Himarë, Vasil Bollano, aksidenton me

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi Vasil Bollano, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Vlorë, ish-kreu i bashkisë Himarë, Vasil Bollano, aksidenton me