DETAJI/ Armando Organja vdiq nga ataku kardiak jo nga plaga, dyshime se Çerçizaj ishte shënjestra e vetme

Të dhëna të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e dyfishtë në kafenenë e Nea Smyrni mbrëmjen e së dielës. Sipas dëshmive të para të raporteve mjeko-ligjore, 44-vjeçari shqiptar i plagosur ka ndërruar jetë nga ataku kardiak dhe jo nga plaga.

Kjo ngre dyshimet e policisë të besojnë se objektivi i atentatit ishte vetëm 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj, pasi nga 7 plumba që ai qëlloi brenda 4 sekondave, 5 goditën atë dhe vetëm një goditi 44-vjeçarin në bark, shkruan Protothema.gr.

Siç shihet edhe nga paraqitja e skenës së përgjakshme, pas plumbave të parë që kanë goditur 41 vjeçarin ai ka rënë majtas dhe me siguri në këto momente një plumb ka goditur edhe Armando Organjan.

Nga të shtënat me armë të sulmuesit është plagosur edhe një 31-vjeçare, e cila u gjend në vendngjarje.

Fakti që vrasësi zgjodhi të godiste në shesh në mes të një mbrëmjeje kafe të së dielës është një enigmë e pazgjidhur për hetuesit.

Mediat greke raportojnë së dy shqiptarët e vrarë janë të përfshirë në veprimtari kriminale dhe rezultojnë persona me precedentë kriminal.

Pista kryesore e hetimit është ajo e larjes së hesapeve, teksa nga të dhënat e para policia greke dyshon se ka të bëjë me vrasës me pagesë.

DETAJI/ Armando Organja vdiq nga ataku kardiak jo nga plaga, dyshime se
Kreshnik Çerçizaj edhe Armando Organjan