U përplas me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës, 17-vjeçari me autoambulancë drejt Tiranës
Niset drejt Tiranës për mjekim të specializuar 17-vjeçari, E.Hamiti, i cili u aksidentua nga ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, paasditen e sotme ne Llogora.
66-vjeçari duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar të miturin këmbësor në rrugë.
Ai ka fraktura në gjithë trupin dhe plagë që i rrezikojnë jetën. Djali është banues në fshatin Dukat të Vlorës.
Ora News mëson se ka qenë duke kaluar rrugën pranë fshatit kur e ka goditur makina.
Ai po shkonte te gjyshja pasi donte ta shoqëronte atë gjatë natës sepse kishte frikë të flinte vetëm.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi Vasil Bollano, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.


