Pleqëri në vetmi e mjerim, 80-vjeçarja nga Berati në kushte të vështira ekonomike
Një 80-vjeçare nga Berati që jeton në vetmi e kushte të mjerueshme, kërkon ndihmën e institucioneve për t`i siguruar një shtëpi. Banesa ku jeton aktualisht rrezikon të shembet dhe e vetme nuk ka mundësi ekonomike ta rikonstruktojë.
Në këtë shtëpi, që vetëm emrin ka të tillë, jeton në vetmi Salushe Xhalal.
Një pjesë e banesës është shembur, ndërsa pjesa tjetër rrezikon të ketë të njëjtin fat.
80-vjeçarja nga fshati Velabisht i Beratit, thotë se jeton me frikën se një ditë muret mund ta zënë brenda.
“S’kam njeri. Banoj vetëm këtu. Shtëpia po më bie,” tha Salushe Xhalali.
E vetme nuk ka mundësi ta rikonstruktojë ndaj kërkon ndihmën e institucioneve dhe çdo kujt që mundet.
“Nuk lëviz dot, nuk vij dot vërdallë, jam 80 vjeçe, si rroj në këmbë,” tha ajo.
Ditët e pleqërisë, përveç se në vetmi po i kalon edhe në kushte të mjerushme.
Të ardhurat i ka minimale sa që nuk i mjaftojnë as për bukë.
“Edhe bukën komshija ma sjell,” tha ajo.
Lutja e 80-vjeçares në këtë dhjetor festash është një çati, e vakte të sigurta.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.