Teatri i Ri, Rama ia ngec Veliajt: Çfarë nuk ecën e keni me lali Erin. Ingels e morëm me skonto
Kryeministri Edi Rama e quajti veten “vizitor” në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar por nuk fshehu kënaqësinë që kishte arritur të bindte arkitektin Bjarke Ingels për të realizuar projektin.
Një nga arkitektët më të shtrenjtë” siç tha Rama por që ai kishte mundur ta merrte me skonto.
“Jemi falenderues që e ka kujtuar që nuk është ky vendi për të vendosur tarifat e frikshme që ka studioja e tij e kemi bërë pazar të mirë. I kam thënë Biarkes bëje këtë gjë që kur të shkosh tek Shën Pjetri të të thotë mirë bërë.
Kur ai të të pyesë se çfarë bëre për njerëzit e mirë apo punove vetëm për kapitalistët e të pasurit. Më dëgjoi dhe jam I bindur që do të ecë mirë.
Këta janë të pafe se e kanë këtë ndjesi që rrijnë atje lart në krah me krah me zotin dhe janë në konkurencë me zotin. Por do ju sjellë mbarësi”
Duke vijuar si vizitor Rama tha : Çfarë nuk ecën e keni me lali erin, unë e mbarova timen”
Një përgjigje kjo dhe për komunitetin e aktorëve të cilët kanë qenë kundër shembjes së Teatrit të vjetër kombëtar.
Rama beson se ky do të jetë “Një teatër që do të jetë padiskutim më i bukuri në rajon, si stadiumi. Do të jetë një hapësirë e gatshme për festivale dhe trupa ndërkombëtare”
Në fund nuk la pa sulmuar aleancën e teatrit e cila ka ndërmarrë një proces gjyqësor për shembjen dhe ndërtimin e teatrit të ri.
“Grupi i Çingijeve vijon 110 vjet më pas. Janë në të drejtën e tyre të bëjnë të gjitha marrëzirat që ju shkojnë nëpër mënd, e të fantazojnë çurida, mjaftojnë ta bëjnë në mënyrë paqësore. Për aq sa janë paqësore jemi në rregulla. Nga pikëpamja e përmbajtjes së tyre kushdo qan, kushdoqesh” tha Rama ndërsa vetë i përshëndeti.
