Demaliaj: Maskarada e një teatri dhe arti i një maskarade

Pamjet e serviruara me regji qendrore nga qeveria për nisjen e punimeve për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar ka shkaktuar jo pak reagime nga opinion publik.

I fundit vjen nga analisti Ilir Demaliaj i cili përmes rrjeteve sociale e cilëson si aktin e sotëm të ngjashëm me atë të viteve të realizmit komunist, ku arti ishte i gjithi në dispozicion të partisë dhe diktatorit Enver Hoxha.

“Maskarada e një teatri dhe arti i një maskarade të realizmit socialist, si inkoshient e shërbimit të lolove të oborrit ndaj mbretit lakuriq.

“Artistët dhe shkrimtarët janë ndihmës të partisë” Enver Hoxha”, shprehet në reagimin e tij analisti Ilir Demaliaj.