Hapen themelet e Teatrit të ri Kombëtar, Tinka Kurti hedh "gurin" e parë, Rama në krah (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2022, 14:05
Punimet për Teatrin e ri Kombëtar nisën sot.
Në çelje të punimeve prezent ishin figura të shquara të skenës, teatrit e politikës.
Kryeministri Rama mori pjesë gjithashtu në nisjen e punimeve, ndërsa gurin e parë në themelet e Teatrit të ri e hodhi aktorja Tinka Kurti.
Të pranishëm sot ishin dhe Robert Ndrenika, Artan Imami, Luftar Paja, Kastriot Çaushi si dhe drejtori i ri i Teatrit Altin Basha.

