"Shqiptar" me 6 mijë lekë, diploma 600 €, tre falsifikatorët në Tiranë jepnin dhe certifikata pronësie të rreme
Përgjimet e një agjenti të infiltruar zbuluan një bazë falsifikimesh në Tiranë ku shiteshin dokumente shkollore dhe pronash kundrejt pagesës. Në pranga ranë tre persona që falsifikonin patenta, dhe deri tek dokumentet e pronësisë tokës. Pagesat varionin nga 6 mijë lekë deri në 600 euro.
Tre persona u arrestuan nga policia e Tiranës, pasi në banesën e njërit prej tyre është zbuluar një laborator që falsifikonte dokumente të ndryshme, ku kryesisht diploma dhe certifikata pronësie.
Të arrestuarit: Gëzim Xhafa, Artur Bramo dhe Shpëtim Bega u zbuluan nga një agjent i infiltruar i policisë.
Gjatë një përgjimi të realizuar nga prokuroria është biseda e bashkëpunëtorit me Artur Bramon teksa bisedojnë për falsifikimin e një karte greke
Arturi -I thash atij shoku kështu, kështu për këtë Greken, po mo tha e bëjmë, por për nja dy dit maksimumi tre
Bashkëpunëtori – Po mirë mo, ça është sot, e hëne e martë
B - Të mërkurën, të enjten
A- E deri të enjten në drekë
A- Tani se i thash unë atij, kam gjet një shok, një mik të mir i thash se ta bënë
B-Po
A-Patentën i thash do njëqind euro ta bënë,sikur më the ti,a më the njëqindë
B-Po
A-Ai mund të don dhe na një letër mbrapa,don dhe ndonjë kartë a ndonjë kështu
B-Për kartën do bisedoj,kur të marësh këtë do bisedoj për kartën
A-Po pra okej
Në një nga përgjimet e zbardhura është folur edhe për një certifikatë pronësie të falsifikuar
Gëzim Xhafa-Po kot mo mboni përshtypje,për atë..... që bom ne të tokës ça thon për atë si shpi?
Bashkëpunëtori - Kot o burr veç dashka me ja kallzu plakës vet ai me i thon që kam marr hipotekën e sdi gjo se ka i merr do lek, ka i merr ca lek. 200(dyqind) i ke këtu.Numëroi po dush. Je në rregull?
B- Tashi, nesër.
A- Veç mbo telefon thuj e takohena ktu dhe..
B- Thash un ngaqë i ka kap ai Artan Lame, kishin kap ato të ..........
A- Po jo or s’ka lidhje fare, ska lidhje fare, hajt pra me t mira. Çiao mbo telefon e takona.
B- Hajt mirupafshim.
Pagesat për marrjen e dokumenteve të falsifikuara varionin nga rëndësia, për sigurimin e dëftesës së shkollës së mesme të falsifikuar pagesa shkonte në 11 mijë lekë, për falsifikimin e diplomës të shkollës së lartë pagesa ishte 600 euro, për falsifikimin e lejes së drejtimit pagesa është 7.000 lekë, për falsifikimin e kartës së identitetit shqiptare pagesa është 6 mijë lekë.
Në ambientet ku kryheshin falsifikimet u gjetën pajise të ndryshme të vendosura në funksion të këtij aktiviteti si: skanerë, pajisje ‘usb’, njësi kompjuterike, printerë.
Kishte dhe karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të cilat ishin falsifikuar në këtë laborator.
Xhafa, Bramo dhe Bega akuzohet për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve", "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave" dhe "Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve".