Alfred Cako: Dekriptimi i votimit të KLP dhe e ardhmja e SPAK-ut - Jashtë Matriksit

Dekriptimi i votimit të KLP dhe e ardhmja e SPAK-ut – ishte tema e kësaj të mërkure në emisionin "Jashtë Matriksit" nga Alfred Çako në RTV Ora në 21 dhjetor 2022.

Cako: Arben Kraja ka qenë njeri i kujdesshëm që të mos prishte disa ekuilibra politik të vendosur në vend dhe të mos përdorej nga ndërkombëtarët me objektivat e tyre.

Në vendin tonë nuk ka një luftë me SHBA-në, duke menduar se SHBA-të do të vendosin drejtësi në vendin tonë, me vendosjen e kreut të SPAK-ut duke bërë mrekulli.

Aspak! Drejtësia do të vazhdojë të jetë e korruptuar ashtu sikurse është edhe në SHBA. Një vend nuk ka prehje nëse i sulmohen krerët e politikës nga ndërkombëtarët.

Ilaçi i kundër korrupsionit do të bëhet më i keq se vetë sëmundja nëse do të bëjnë Globalistët. Ambasadat nuk janë gjë tjetër veçse një mekanizëm për t’i dhënë një status juridik.

Është e paprecedentë nga një shtet që të lejojë të huajt që të vendosin mekanizmat kontrollues të drejtësisë për politikën.

Një vend që fut prokurorët e vet, kryeministrat, dhe presidentët në burg, do të ketë më shumë dëm se sa përfitim sepse asnjeri nuk i do shqiptarët më shumë se sa vetja.

Mendoj se klasa politika shqiptare duhet t’i vërë gishtin kokës dhe të drejtojë në mënyrë sa më të drejtë dhe me një dashuri të madhe ndaj popullit të tyre.

Këta janë njerëz pa integritet dhe po të isha unë nuk pranoja që t’i takoja, por këtu nuk ka njerëz me integritet sepse nënshtrohen ndaj korrupsionin.

Nuk kuptohet pse kreu i KLP-së pranoi që të vinte aty me bodigardë Yuri Kim, sepse shteti në këtë moment ka rënë, dhe Rama lejon që në këtë institucion lejon që të vendoset dikush që do ShBA.

Asnjë vend nuk ka të drejtë që të fusë duart në këtë vendim.