Liçaj: Sot bënë fushatë me Teatrin e ri, Rama e përdor Veliajn si i do qejfi

Edi Rama dhe Erion Veliaj inaguruan sot nisjen e punimeve për Teatrin e ri Kombëtar nën rrethimin e forcave të policisë.

Por aktori Neritan Liçaj thotë se nuk do të ndalojnë përpjekjen për këtë kauzë që Teatri i vjetër të ndërtohej si ishte dhe ku ishte.

Në "Ora e Betit" ai e konsideroi aktivitetin e sotëm shfaqje në funskion të fushatës.

Liçaj: Protesta vazhdon akoma pavarësisht showt që bën kryeministri. Do rindërtohet Teatri aty, akoma e dyshoni? Sot bënë fushatë, meqenëse Veliaj i ka thënë që në 2022 do filloj punimet, por është vendimi i Kushtetueses, nuk e kalojnë dot. Rama që e përdor Veliajn si i do qejfi tha sot se unë timen e bëra, Teatrin e prisha, tani kërkojeni nga ky. Çfarë pune ka kryetari i bashkisë me Teatrin Kombëtar, nuk është Teatri bashkiak. Kushtetuesja ka thënë Stop, prona ti kthehet të Zotit, Ministrisë. Çuam prapë një kallëzim në Kushtetuese që këta nuk po njohin vendimin tuaj, e kuptoni çfarë estrade është ky vend?

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.