E rëndë në Durrës, i riu bie në kontak me rrymën, gjendet i vdekur pranë kabinës elektrike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2022, 14:08
Një i ri ka humbur jetën në Durrës ditën e sotme pasi ka rënë në kontakt me rrymën pranë një kabine elektrike.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen nr.14, Durrës, në afërsi të një kabine elektrike është gjetur pa shenja jete, shtetasi A. D., 24 vjeç, banues në lagjen nr.14, Durrës, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkak të kontaktit me rrymën elektrike," njoftoi policia.