Babagjyshi në burg, në Drenovë të burgosurit festojnë së bashku me familjarët
Në burgun e Drenovës është organizuar festa e fundvitit. Dhjetëra familjarë u bënë bashkë me të burgosurit ku kaluan disa orë festive. Fëmijëve të të burgosurve iu bënë një sërë dhuratash nga prindërit e tyre, që po vuajnë dënimin për vepra të ndryshme penale.
Si rrallë herë ambientet e burgut të Drenovës u mbushën me dhurata.
Të burgosurit u takuan së bashku me familjarët e tyre për disa orë.
Në prag të festave të fundvitit, brenda institucionit të vuajtjes së dënimit u organizua edhe një festë.
Aktivistët thanë se është e rëndsishme që të burgosurit të kalojnë edhe moment të rëndësishme së bashku me familjen.
"Të dënuarit kanë familjet e tyre dhe fëmijët dhe mendoj se të gjithë sëbashku mund të bëjmë gjëra shumë të bukura. Qëllimi i aktivitetit është që gjërat duhet të thellohen më shumë në anën sociale dhe kulturore, dhe dashamirësia e çdo njeriu duhet të prekë dhe ato kategori që janë të harruara."
Burgu i Drenovës ka me dhjetëra të burgosur ndër to edhe ata që po vuajnë dënimin në një institucion të sigurisë së lartë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

