“A ti do kartë Greke?”, zbardhet dosja e përgjimeve të rrjetit të falsifikatorëve në Tiranë
Përgjimet e një agjenti të infiltruar zbuluan një bazë falsifikimesh në Tiranë ku shiteshin dokumente shkollore dhe pronash kundrejt pagesës. Në pranga ranë tre persona që falisfikonon pantenta, leje drejtimi dhe deri tek dokumentat e pronësisë tokës. Pagesat varionin nga 6 mijë lekë deri në 600 euro.
Tre persona janë arrestuar në Tiranë nën akuzën se falsifikonin mjete identifikimi dhe dokumente.
Bëhet fjalë për shtetasit Gëzim Xhafa 64 vjeç, Artur Bramo 59 vjeç dhe Shpëtim Bega, 59 vjeç, të cilët nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimeve monetare, falsifikonin diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme.
Gjatë kontrollit të ushtruar në 5 ambiente në përdorim nga këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara.
Ndërkaq në dosjet e siguruara nga “Ora Neës” bëhet fjalë për një takim të zhvilluar mes bashkëpunëtorit dhe Artur Bramos në rrugën “Besim Imami” ku është takuar me subjektin i cili ishte i veshur me kostum sportiv, në një bar kafe, ku ka qëndruar për disa momente më pas janë përshëndetur dhe larguar.
Nga dosja me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe Artur Bramos si më poshtë vijojnë:
A – Bashkëpunëtori
B – Artur Bramo
A-A don kartë, apo pashaportë nuk e di.
B-Pashaportën ta diskutoj një herë, pashaportën
A-Po.
B-Ndërsa kartën e ke të sigurt
A-Karta I bëhet domethënë
B-Po po
A-Do me flas me ta.
B-Nga kjo punë do largohem thjesht nga një kafe e vogël.
A-Pse?
B-po I mori të gjtiha ai.
A-Stë dha gjë ty?
B- Asnjë gja.
A-Po o vëlla ti a je në pzar me ta?
B-Po ça pazari mo, me atë jam nuk I njeh mirë ti se ca jan!
A-O bos po ti do ta punosh, do tit hush kaq.
B-Du me nejt…..
A-jo, mo e kam për ty ore.
B-Se mos mendo ti, hë mo se fito ndonjë gjë të madhe. Pijmë ndonjë kafe të vogël.
A-Jo mo, duhet ta dish ti përpara, a e sjell a se sjell.
B-as unë se mora vesh, ça je tub o I thashë unë! Me të … ndonjë lek. Po mirë hajt bjeri. A unë se kam problem.
A-Do flas me ta në darkë unë, se vetëm foli në darke më ta, se është në punë. Do fals me ta në darkë tit ham ça don.
B-Ca të doj ai
A-Sa shkon përafësisht ajo karta.
B-Karta!
A-Ha
B-Po ta thashë more!
A-Sa?
B-Tetëdhjetë mijë lek
A-Tetëdhjetë mijë lek
B-Eeee.
A-Se se mbajta mend, atë ditë.
B-Po ta thaës që dje a pardje.
……
B-Edhe po arrite ta taftoja, po arrite nëse do bohet, nëse do bëhet po ta ul edhe dhjetë mijë lek. Shtatëdhjetë mijë lekë do bish.
A-Po jo më burrë ta dhashë me pi kafe.
B-Shtatëdhjetë mijë cke ti e di unë.
A-Ta pyes atë ca I duhet dhe ta tregoj.
…….
B-Ajo është bam ram ore, mram në darkë ma ka sjell ai në orën dhjetë.
A-Po psae se more?
B-Po ça të merrsha, të vishe tin ë dhjetë natës
A-O Turo
B-Unë po të shifsha ty
A-Ça bëne, si kalove?
B-Ça bëne si kalove? Hë do rrim një çik atje apo
A-Hajde rrim shkojmë
……
B-I thash atij shoku kështu, kështu për këtë Greken, po mo tha e bëjmë, por për nja dy ditë
maksimumi tre
A-Po mirmo,ça është sot,e hëne e martë
B-Të mërrkurr të ejnten
A-E deri të ejnte në drekë
B-Më ra telefoni e unë nuk të mar dotë, më ra telefoni mu zbardh ekrani
A-Po ja di numrin përmëndësh
B-Kujt
A-Atij
B-Shokut tim o
A-Ë
B-Çke me atë ti mo burrë
A-Ke çe ka thue skam me ça e marr ore
B-Me të marr ty ore
A-Ë hë
B-Me të marr ty se mund ta mbaroj nesër pasnesër
A-Po ta lë në një letër të shkru una numrin e në momentin që e mbaron më merrë
B-Po na një gjë tjetër,mirë
…….
A-Tani se i thash unë atij,kam gjet një shok,një mik të mir i thash se ta bënë
B-Po
A-Patentën i thash do njëqind euro ta bënë,sikur më the ti,a më the njëqindë
B-Po
A-Ai mud të don dhe na një letër mbrapa,don dhe ndonjë kartë a ndonjë kështu
B-Për kartën do bisedoj,kur të marësh këtë do bisedoj për kartën
A-Po pra okej
B-Se tani te karta nuk jam njëçik i sigurtë se varet ça kartash
A-Se duhet ta mbështes me na një letër
B-A ti do kartë Greke?
A-Kart Greke mo
B-A do tafto ti pra
A-E kupton se thon qe ky ka patentën poka dhe një letër shëndetësije a kupton ça janë ato
kartat shëndetësore,a na një pashaport a
B-Po dhe për pashaportën e bisedojm po nuk të jap shum garanci aty kurse te taftoja Greke
A-Ë kartën,kartën e patentën
B-Këto,këto I ke të sigurta

