Vlorë/ U zhduket për herë të dytë brenda 3 muajve, 15-vjeçarja ishte larguar me një djalë

Gjendet pas 24 orësh shtetasja italiane 15-vjeçare e cila ishte deklaruar e humbur nga prindërit.

Mamaja e saj 39 vjeç kishte bërë denoncim ditën e djeshme për humbjen e kontakteve me vajzën e mitur.

Policia është vënë në kërkim dhe e ka lokalizuar teksa pas shpalljes së humbur dhe daljes në media të njoftimit vajza në fjalë është kthyer në banesë sipas burimeve të policisë së Vlorës.

Në dëshminë e saj ka deklaruar se ishte larguar me dëshirë me një djalë.

Vlen të theksohet se është hera e dytë brenda 3 apo 4 muajve të fundit që kjo shtetase largohet nga banesa dhe më pas ose gjendet nga policia ose kthehet sërish në banesë.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.