Barka: Klima pozitive Greqi-Shqipëri shtrat lumi për të mbajtur në lëvizje problemin

Panajot Barka publicist në një intervistë për Ora Neës me gazetaren Besmira Pelushaj foli rreth marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë, mundësisë së arritjes së një marrëveshje mes tyre dhe përfitimeve që mund të kenë palët.

Barka thotë se ekziston një klimë pozitive për të zgjidhur mosmarrëveshjet Shqipëri-Greqi.

Panajot Barka: Ekziston një klimë pozitive për të zgjidhur mosmarrëveshjet Shqipëri-Greqi por nuk ka detaje konkrete lidhur me marrëveshjen. Klima pozitive është thjesht një shtrat lumi për të mbajtur në një lëvizje të përhershme këtë problem. Duhet të dihen cilat janë shkaqet për ta zgjidhur problemin në Hagë. Dendias ishte në vizitë në disa kryeqytete të Ballkanit Perëndimor, ai foli dhe kundër anëtarëve në NATO që duan të shikojnë gjeopolitikën në rajon e më gjer. Xhaçka tha se ky është një problem që i takon historisë.

Ai shprehet se pala shqiptare po krijon premisa për ta zgjatur më shumë çështjen e Hagës me Greqinë.

Panajot Barka: Burimet e mia të informacionit thonë se Greqia për shkak të arritjes së një statusi gjeopolitik që përbën garanci dhe siguri për Greqinë e rajonin ka bërë lëshime me qëllim që të ndërtohen pikat që krijojnë probleme për palën shqiptare. Rama e ka dërguar çështjen në Hagë dhe unë them se çështja shkon te grekët për të mos u zgjidhur dhe për ta mbajtur pezull.

Pse nuk bëhen të ditur detajet e marrëveshjes?

Panajot Barka: Nuk bëhen të ditura pasi pala greke mendon se do të gjejë zgjidhje dhe pala shqiptare ka ruajtur klimën e mirëkuptimit. Besoj se kjo gjë ushqen median në Shqipëri për të krijuar frikën nacionaliste sikur Greqia do të marrë detin. Krijimi i një klime mes dy vendeve është fitorja më e madhe në këtë çështje. U arrit marrëveshja në 2009 dhe u rrëzua në 2010-tën pas ndërhyrjes së palës turke.  Dhe pse po bëheshin gati shampanjat për arritjen e një marrëveshje u “thyhen” shishet e shampanjës.  Shqipëria dhe pse mund të fitojë momentalisht disa gjëra, nuk ka çfarë fiton por po humbet kohë.

Marrëveshjen për pensionet si e shikoni?

Panajot Barka: Duke marrë parasysh sa mjera shqiptarë janë në Greqi nëse ky diskutim hy në rrugë të mbarë është një shenjë ndihmese për shqiptarët. Nuk besoj se kjo është ajo që marrim në këmbim për detin. Greqia kishte shumë gjëra në dorë për të penguar Shqipërinë, si rruga në NATO apo rruga në BE. Greqia ka ndjekur vizionin evropian. Shqiptarët në Greqi e meritojnë këtë gjë pasi kanë ndihmuar shumë në ekonominë dhe shoqërinë greke.

Nga vizita e nesërme e Mitsotakis çfarë prisni?

Panajot Barka: Është një vizitë historike, që i takon minoritetit grek. Më së shumti është një vizitë që i përket këtij minoriteti. Për herë të parë që kur u krijua ky shtet shkel shemba e një kryeministri grek në Shqipëri.