Shembjet te “Myslim Keta”, Berisha: Rama dhe Veliaj janë një bandë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënon shembjen e pallateve te rruga “Myslim Keta” në Tiranë.

Për Berishën, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj janë një bandë që në prag festash kanë marrë përsipër të dëshpërojnë 90 familje që preken nga shembjet e pallateve me pretendimin se ato janë dëmtuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të tre viteve më parë.

Reagimi i plotë i Berishës:

Edi Rama dhe Erion Veliaj janë një bandë, që fitimi i ka çnjerëzuar gjerë në kockë! Duhej patjetër t’i dëshpëronin dhe mjeronin për festat e fundvitit 90 familje, 250 fëmijë, të moshuar, burra e gra. Akt i shëmtuar. sb