Andoni: Qeveria duhet të ketë frikë nga SPAK, të heqin dorë nga dukja e ti kthehen punës reale
Analisti Ben Andon në një intervistë për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja tha se procesi i zgjedhjes së kreut të SPAK ishte një proces shumë i tensionuar.
Sipas tij ndikimi i ambasadores Yuri Kim në këtë proces ishte pozitiv.
Ai u shpreh se “Kim i ka dhënë një rrjedhë të mirë SPAK-ut që të krijojë të paktën një precedent të mirë për institucionet e tjera”.
Sakaq ai thotë se tashmë qeveria duhet të ketë frik nga SPAK.
Ben Andon: Procesi i zgjedhjes së kreut të SPAK ishte një proces shumë i tensionuar. Është një institucion që dhe pse ka punuar është larg pritshmërie të shtetit shqiptar. Prania e Yuri KIm te ne ka turbulenca të mëdha politike. Duket nga reagimet e Ramës, Metës dhe Berishës.
Për mua është një sens i mirë pasi duhet të fillojnë institucionet në vendin tonë që të tregojnë një lloj autonomie. Forca e SPAK është akoma një forcë e mekur përballë një korrupsioni të madh shqiptar sidomos mbi botën e krimit që është në parametra të frikshëm në vendin tonë. Dhe pse unë nuk e dua ndikimin e jashtëm mund të them se ambasadorja Kim i ka dhënë një rrjedhë të mirë SPAK-ut që të krijojë të paktën një precedent të mirë për institucionet e tjera.
Sa i përket punës së kreut të ri të SPAK Dumanit, Andoni thotë se kjo do të varet nga rëndësia që ju do t’ju japë me rëndësi.
Ben Andon: Puna e Dumanit varet nga prioriteti që ju jep dosjeve me rëndësi. Dumani duket se ka rekorde të mira. Qeveria jo vetëm që duhet të ketë frik nga SPAK por tani dhe të matet mirë e të lërë deklaratat e shpeshta, të heqin dorë nga dukja e ti kthehen punës reale.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
