Zgjedhje pa reformë zgjedhore, Kume: Derisa është garë për pushtet, interesat janë të mëdha
Duket se edhe në votimet e 14 majit nuk do të ketë ndryshim të kodit zgjedhor. Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, i ftuar në Rtv Ora thotë se shumë pak po thuhet por shumë pak po bëhet, duke ju referuar këtu Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Kume: Politikanët tanë dhe politika jonë është e paparashikueshme,nuk gjykon dot në atë që thotë dhe premton. Derisa është garë për pushtet interesat janë të mëdha. Edhe grupet politike nuk janë mirë të qartësuara, kam parasysh opozitën. Kemi depozituar në Kuvend, ka kohë, nismën ligjvënëse për ndryshimin e kodit zgjedhor. Nëse keni ndjekur punën e komisionit të reformës zgjedhore. Projektligji i është dorëzuar komisionit të reformës zgjedhore. Ajo që kanë marrë përsipër të bëjnë kështu siç po e bëjnë…Ne kemi rënë dakord që do ta mbyllim këtë gjë. Kemi thënë po dhe asgjë nuk po bëjnë.
Sa i takon betejës ligjore të PD, ai thotë se problemi megjithëse nuk është i vështirë për tu zgjidhur qenka jashtëzakonisht i vështirë për të arritur deri te zgjidhja në gjykatë.
Kume: Nga kjo situatë del e fituar vetëm mazhoranca se nuk ka kundërshtar solid. Gara elektorale është shumë e fuqishme, jo vetëm të kesh shumë energji por edhe ti kesh të mirëpërdorura dhe jo të shpërndara.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
