Braimllari: Rama do të bëjë amnistinë fiskale për të pastruar paratë e veta dhe të kabinetit të tij

Në një intervistë për Ora News, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari u shpreh se amastia fiskale është një skemë e Ramës për të pastruar parave e veta dhe kabinetit të tij.

Ai tha se emigrantët kanë paratë e tyre nëpër banka dhe se Rama po mundohet ta kalojë në kuvend edhe në kundërshti me ndërkombëtarët.

Braimllari: Kjo është një përpjeke e Edi Ramës për të sjellë në vend jo vetëm paratë e emigrantëve, por për të kaluar me ligj pastrimin e parave të Ramës. Ky ligj që Rama do ta aprovojë në Kuvend edhe kundër vullnetit të partnerëve tanë, po bëhet që të pastrohen paratë e vetë Ramës dhe kabinetit të tij. Ata emigrantë që kanë para jashtë, nëpër banka i kanë. Kjo është skemë e mirëfilltë që nuk ka lidhje me paratë emigrantë, por do të pastrojë paratë e tij.

Po bizneset e ndershme që kanë vite që punojnë për 30 vite ku do të shkojnë? Kështu shkatërrohet ekonomia. Pse njerëzit duhet të punojnë ndershëm kur mund të presin amnistinë. Ky është një ligj për vetë Ramën dhe rrit konkurrencën e pisët në vend. Ne kemi bërë shumë denoncime qysh nga incineratorët deri tek Porti i Durrësit dhe janë skema për të rritur ekonominë personale dhe jo të qytetarëve shqiptarë. Kjo është provuar me kohë tashmë.