“Njerëzit janë të traumatizuar!” Rexhepi: Problem nxjerrja e skedës kriminale të biznesmenit të vrarë

Mbrëmë kryeqyteti u trondit nga një tjetër vrasje. Biznesmeni 49-vjeçar u vra me 9 plumba.

Artan Rexhepi ekspert i kriminalistikës në një intervistë për Ora News u shpreh se njerëzit janë të traumatizuar deri në atë masë sa nuk kanë as sigurinë e denoncimit.

Ai u shpreh se dalja e skedës kriminale të biznesmenit të vrarë është një përbaltej viktimës madje ai ngre dhe pikëpyetjen se "nëse informacionet kanë qenë çfarë është bërë deri më tani me këtë individ?".  

Artan Rexhepi: Siguria në aspektin e rendit është e tronditur rëndë. Problemi që ngre është shpejtësia me të cilën organet ligjzbatuese nxjerr skedës kriminale të viktimës. Pyetja që del natyrshëm është nëse informacionet kanë qenë çfarë është bërë deri më tani me këtë individ. Përbaltja e viktimës në një farë mënyre nuk më duket e paqëllimshme, do të eliminojë efektin që shkaktojnë ngjarjet e rënda në publik.

“Njerëzit që ndihen të qetë mund të jenë vetëm ata që nuk e dinë se çfarë po ndodh. Janë të traumatizuar deri në atë masë sa nuk kanë as sigurinë e denoncimit.  Policia duhet të shmangte përbaltjen e viktimave se i bie që deri në momentin që është vrarë policia ka fjetur gjumë.”


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.