Berati mahnit Steinmeier, pas takimeve politike Presidenti “qetësohet” në qytetin e UNESCO-s
Pas takimeve politike në Tiranë, ditën e dytë të qëndrimit në Shqipëri Presidenti i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier zgjodhi ta kalojë në Berat, trashëgimia kulturore e të cilit mbrohet nga UNESCO.
Xhamia Mbret dhe Teqeja e Helvetive ishin ndalesa e parë në qendrën historike të qytetit.
Presidenti Steinmeier dhe delegacioni që e shoqëronte vizituan po ashtu edhe Kalanë e qytetit.
U ndalën në Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”.
Pasi u njoh me ikonat, punime të piktorëve të njohur shqiptar zyrtari i lartë gjerman nuk nguroi të linte përshtypjet e tij në librin e Muzeut.
Maja me e lartë e kalasë, “Tabaja” aty ku qyteti i “një mbi një dritareve” shihet plotësisht ishte ndalesa e fundit.
Për mediet përcolli vetëm pak fjalë.
Vizita e Frank Walter Steinmeier është e para pas 27 vitesh e një Presidenti Gjerman në vendin tonë.

