Avokati i popullit s’ka fonde për studime. Erinda Ballanca: S’kishte fonde për të hetuar pasojat e fashës 800 kWh
Për shkak të mungesës së fondeve Avokati i Popullit ka dështuar të realizojë një studim mbi pasojat eknomike nga vendosja e fashës mbi 800 kWh.
Drejtuesja në largim e këtij institucioni Erinda Ballanca vuri theksin në Komisionin e Ligjeve se kanë bërë disa kërkesa për një fond prej 3 milion lekësh. Për të realizuar këtë projekt por nuk është miratuar.
“Unë e kam ngritur herë pas here këtu në këtë komision kërkesën tonë që shpenzimet tona operative të rriten por kemi pasur problematika që do të donim të kishim ndërhyrë por nuk kemi kapacitete për të ndërhyrë. Një e tillë është çështja e energjisë elektrike dhe e fashës prej 800kWh. Ajo është ndër ato çështje që ne mund të kishim bërë një hetim të veçantë. Këtë e kemi pasur të pamundur për ta bërë pasi nuk kemi kapacitete të brendshme për ta bërë një gjë të tillë.”, tha Erinda Ballanca.
Edhe për opozitën fondet e caktuara për avokatin e popullit nuk mjaftojnë.
“Unë jam, kam qenë dhe do të jem gjithmonë në mbështetje të një buxheti sa më në përputhje me kërkesat që ka institucioni i Avokatit të Popullit. Shkelja e të drejtave është masive. Kjo është një arsye pse Avokati i Popullit aq sa ka buxhet i ka të pamjaftueshme.”, tha Bylykbashi
Ndërkaq pakënaqësi në Komisioni e Ligjeve për buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm paraqiti dhe Autoriteti i Dosjeve dhe Shkolla e Magjistraturës të cilët kërkuan fonde shtesë për rikonstruktim të godinave.
