Lajmi është pse po ikën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2022, 11:45
Astrit Patozi komenton heqjen dorë nga mandati i deputetes së PD-së i Grida Dumës.
"Po shoh se si po vrapojnë të gjithë për të gjetur se me kë do të bëhen zevendësuesit e Alfred Rushajt dhe Grida Dumës nga lista grupit parlamentar të PD, me foltoren e Doktorit apo me antifoltoren e "Alibashës".
Ndërkohë që lajmi është se çfarë ka ndodhur në atë parti, prej së cilës edhe deputetët po largohen në tufa.
Saqë ngjasojnë me ata shqiptarët e dëshpëruar, që lënë atdheun përditë duke kaluar La Manshin me gomone, pa e kthyer fare kokën mbrapa.
Për frymë popullsie i bie që më shumë po ikin demokratë nga parlamenti, se sa shqiptarë drejt Anglisë" shkruan Patozi ne facebook.
