"Dyfish" fajtor, 50 vjeçari që dhunonte gruan i kapin 2.4 kg kanabis në shtëpi

Një 50 vjeçar, banues në Halil, Krujë është arrestuar për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve" dhe "Dhuna në familje".

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 50-vjeçarit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2.4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Ndërkohë që mësohet se ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes. Operacioni policor u kodua “Double”.