S’ka shoferë për urbane/Shoqata e Transportit kërkon subvencionim nga shteti: Po na ikin punonjësit
Transporti publik në Shqipëri përveç krizës së karburanteve po përballet dhe me mungesën e shoferëve për mjetet urbanë. Shoqatat e Transportit Publik kanë kërkuar nga qeveria mbështetje financiare për të përballuar rritjen e cmimit të karburantit, ose në të kundërt do e kenë të pamundur operimin me flotë të plotë.
Transporti publik në Shqipëri përveç krizës së karburanteve po përballet dhe me mungesën e shoferëve për mjetet urbanë. Rreth 1500 vende të lira pune janë vetëm në këtë sektor dhe përfaqësuesit e saj thonë se gjithmonë e më shumë po bëhet e vështirë të gjenden shoferë, të cilët po zgjedhin të punojnë në vendet e BE.
Dashnor Mema sqaron se arsyet e largimit janë kushtet e punës dhe paga jo e mjaftueshme..
“Në nivel kombëtar janë mbi 1500 persona ku përfshihen stafet e punës por më e frikshme dhe e papërballueshme është ikja e shoferëve në vendet e BE. Natyrisht për paga më të mira. Para 5 ose 6 vitesh kishim një moshë mesatare të 46 vjeç për shofrët e autobusëve tani është mbi 56.”
Në përfundim të paketës së ndihmës ekonomike për këtë sektor, Memaj kërkon vijimin e saj pasi e kanë të pamundur të përballojnë cmimin e lartë të karburantit.
“Ne kërkuam zgjatjen e subvencionit që të na japë mundësi dhe të rrisim pagat dhe të kemi mundësi të përmirësonim flotën.”
Shoqatat e transportit qytetas dhe ndërqytetas kërkojnë nga qeveria dhe bashkia e tiranës të marrin masa për të përballuar krizën ekonomike, ose linjat do të operojnë me numër më të vogël flotash.
“Operatorët do ët nxjerrin në qarkullim aq mjete sat ë kenë mundësi.”
Pas pandemisë, kjo është kriza e dytë që po godet transportin publik, rritja e cmimittë karburanit është e papërballueshme për ta.
