Shkolla e Golemit në Lushnjë do të shembet, prindërit kundër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2022, 12:25
Rreth 3 vite nga tërmeti i 2019, shkolla 9-vjeçare ne fshatin Golem të Lushnjes është vendosur që të shembet.
Dëmtimi i saj, ka bërë që me 16 shtator tavanët e dy klasave të bien, ndaj autoritetet vendosën që shkolla duhet të shembet e gjitha.
Këto janë shenjat e dëmtimit.
Por, prindërit e nxënësve të këtij fshati kanë dalë kundër ekspertëve.
Ata thonë se nuk do të lejojnë që fëmijët e tyre të mësojnë në një shkollë tjetër.
Prindi: “Ka edhe klasa me hapësira për kaq nxënës sa janë këtu në Golem.”
Prindërit thonë se edhe shkolla tjetër ku do të dërgohen fëmijët e tyre është pa kushte të përshtatshme për mësim.