Meta: Emergjente fuqizimi i opozitarizmit, mbrojtje heroike të votës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2022, 12:22
Kryetari i PL-së fton qytetarët të bashkohen në protestën e 12 nëntorit ndërsa nënvizon se është emergjente fuqizimi i opozitarizmit.
“Më 12 nëntori është dita kur zëri i qytetarëve do të dëgjohet fort. Ne e dimë shumë mirë që ndryshimi do të ndodhë përmes zgjedhjeve e protestave dhe mbrojtjës heroike të votës”
Meta tha se Partia e Lirisë do të punojë për fitoren e opozitës në zgjedhjet vendore të thirrura më 14 maj 2023 në të gjithë vendin
“Ky është synimi kryesor. Është emergjente fuqizimi i opozitarizmit”