Artur Mahmutaj në Fier dhe Lindita Toma në Kurbin, edhe dy kandidatë në primaret e PD-së

Artur Mahmutaj prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Fierit.

“Është për të ardhur keq që edhe pse viti shënon 2022, sërish ndodhemi në situatën e vitit 1991.  Prandaj, të bashkuar dhe me guxim duhet medoemos ta përmbysim këtë regjim monist dhe të sjellim ndryshimin e shumëpritur” tha Mahmutaj në prononcimin e tij nga selia e PD-së

Zotohet se do te pranojë dhe respektojë rezultatin e zgjedhjeve qe do dalin nga këto primare brenda PD-së.
“Jam besimplotë se kushdo qoftë kandidati që do të ballafaqohet në betejën e vitit 2023, gëzon respektin dhe mbështetjen e bazës dhe bashkëqytetarëve të Fierit”

Mahmutaj thotë se është prej 30 vitesh anëtar shumë aktiv i D-së.

Lindita Toma prezantin kandidaturën në Primare për Bashkinë e Kurbinit duke premtuar se do të punojë fort për t’i rikthyer Bashkinë qytetarëve.

“Pas një reflektimi serioz dhe komunikimi të përditshëm me demokratë dhe qytetarë të zones, kam vendosur që të bëj publike kandidaturën time në procesin e primareve. Arsyet e kandidimit tim janë mjaft te qarta.

Do te punoj për të kthyer Bashkinë Kurbin përsëri në shërbim të qytetarëve Kurbinas. Do të punoj fort për t’i thënë jo propagandës që ka kapluar vendin. Do të punoj për të afruar sa më shumë rolin e numrit 1 të Bashkisë me qytetarët” tha Toma në prononcimin e saj në PD

Qëllime të tjera shumë me rëndësi të kandidimit  të saj janë:

1. Punësimi i të rinjve

2. Vlerësimi i intelektualëve

3. Mbështetja e qytetarëve me aftësi ndryshe

4. Përkrahja e qytetarëve në nevojë

5. Shfrytëzimi i sajteve turistike pa thyer ligjin

6. Zhvillimi i turizmit

7. Mbështetja e bujqësisë dhe blegtorisë, degë ekonomike me rëndësi të madhe per Kurbinin

8. Bashkëpunimi i Bashkisë Kurbin me biznesin e vogël, te mesem e te madh.

Të dy kandidatët bënë thirrje për  tu bashkuar në protestën e 12 nëntorit si një mënyrë për largimin e së keqes nga vendi ynë dhe rikthimin e shpresës.