Berisha: Rama dhe ministrat vodhën 8.2 mld euro,Pr/buxheti 2023 fatkeqësi e re
“Një fatkeqësi e re ku prapa çdo zëri të madh qëndon një vjedhje e madhe” kështu e cilësoi kryetari i PD-së Sali Berisha pr/buxhetin e vitit 2023 të qeverisë Rama.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së pasditen e sotme Berisha shprehu shqetësimin se ky është një tjetër hap drejt falimentimit.
“Ju jeni dëshmitarë se si në 7 vite sipas KLSH-së janë vjedhur nga Edi Rama dhe ministrat e tij 8.2 miliardë euro dhe u garantoj se ky buxhet është. Këta nuk kanë të ndalur por vjedhja me buxhetin është një vjedhje e dyfishtë, është jashtëzakonisht e keqe prifide se në një anë vidhen fonde dhe shpërdorohen dhe përfundojnë në kontot e zyrtarëve dhe qytetarët nga taksat e tyre shohin në vitin e 9 pas nëntë buxheteve shohin punë publike absolutisht më të pakta sesa të një viti buxhetor” tha Berisha
Berisha vuri në dukje se ka një rrtje të borxhot publik që shënon një hap të rëndësishëm në falimentimin e plotë ekonomik të Shqipërisë.
“Edi Rama po shkatërron si një fuqi e të keqes të ardhmen e këtij kombi së pari me largimin masiv nga Shqipëria e të rinjve shqiptarë së dyti me borxhin e tmerrshëm që u vendos qytetarëve shqiptarë. Pas 20 vitesh një fëmijë që lind në Shqipëri do të jetë borxhli me 21 mijë euro.
Në këtë kontekst ky buxhet shënon një rritje tjetër të Borxhit Publik, shënon një hap të rëndësishëm në falimentimin e plotë ekonomik të Shqipërisë.
Ju jeni dëshmitarë se aferat e Edi Ramës nga sipërmarrjet personale te vendimet personale kundër sipërmarrësve të tjerë së shpejti tejkalojnë 1 miliard euro, personale pasi borxhet e arbitrazhit tejkalojnë gjysëm miliardi euro. Procese të shumta janë në arbitrazh të garantuar me humbje 100% për mos të thënë se shiten vetë."
