Alarm fals për bombë në Gjykatën e Posaçme, në kërkim telefonuesi
Një telefonatë e mbërritur në sallën operative të policisë së shtetit, alarmoi për disa minuta Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mesditën e sotme. Sipas telefonuesit në gjykatë ishte vendosur një bombë, por pas kontrolleve ka rezultuar alarm i rreme.
Alarmi fals tronditi SPAK dhe Gjykatën e Posaçme paraditen e 8 nëntorit 2022.
Ora News sjell pamjet e para kur efektivët e komisariatit 3 dhe efektivët e repartit Shqiponja, rrethuan Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Sipas informacioneve të para në sallën operative të drejtorisë së Tiranës, një qytetar i ka telefonuar duke lajmëruar për bombë në ambjetet e gjykatës
Nga kontrollet e ushtruara nuk rezultoi se në to kishte lëndë plasese, duke e quajtur telefonatën alarm i rreme.
Ndërkohë Burimet për Ora News bën me dije, se në ambjetet e jashtme të gjykatës ka pasur një konflikt mes dy personave, ku njëri prej tyre dyshohet se ka nxjerr armën dhe për një moment është krijuar një kaos.
Dyshohet se pikërisht në këtë moment personi që ka dhënë alarmin për bombë, duke vlerësuar situatën ka telefonuar i trembur sallen operative, e më pas ka fikur telefonin.
Për disa minuta e gjithë Gjykata e Posaçshme, ishte nën mbikqyrjen e policisë së shtetit. Efektivet kanë filluar hetimet për telefonatën anonime, si dhe për personat që u përfshinë në konflikt në oborrin e jashtëm të gjykatës.
Ora 12:07 Policia: Alarmi i rreme

Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën “Jordan Misja”.
Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë.
Po punohet për identifikimin e telefonuesit pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin.
Ora 11:39 Telefonata anonime jep alarmin për bombë në Gjykatën e Posaçme
Një telefonatë anonime ka dhënë alarm për bombë në Gjykatën e Posaçme.
Gazterai i Ora News Edison Vatnikaj informon se telefonata mbërriti në Policinë e Shtetit.
"Një telefonatë e mbërritur në Policinë e Shtetit ka dhënë alarmin se brenda ambjenteve të kësaj Gjykate ka një bombë të instaluar. Menjëherë shërbimet e poliicsë kanë rrethuar ambjentet e Gjykatës.
Deri tani ka forca të "Shqiponja" dhe të Komisariatit Nr3, që po qëndrojnë në një distancë nga Gjykata. Pritet të verifikohet nëse ka qenë një telefonatë false që ka dhënë alarmin.
Ndërsa forcat xheniere pritet të mbërrijnë për të verifikuar nëse ishte një alarm fals apo jo," tha ai.
Telefonuesi ka fikur telefonin dhe po punohet për identifikimin e tij.
