Flamuri i baltosur nga “duart e Edi Ramës”, del spoti zyrtar për protestën e 12 nëntorit

Publikohet spoti zyrtar për protestën e 12 nëntorit të thirrur nga Partia Demokratike dhe Fronti Opozitar.

Në spot flamuri kombëtar baltoset me ngjyrën e Rilindjes, nga “duart e Edi Ramës”

"Skandalet e qeverisë, shpenzimet e luksit në udhëtimet e Ramës, vjedhja e 430 milionë eurove me inceneratorët, rrogat dhe pensionet e ulëta, largimi i mbi 740 mijë shqiptarëve, janë mesazhet në këtë spot, së bashku me thirrjen për pjesëmarrje në protestë më 12 nëntor në orën 16.00 përpara Kryeministrisë"

Kryetari i PD-se, Sali Berisha bën thirrje Më 12 nëntor, ditën e shtunë, ora 16:00 , Tirana dhe mbarë Shqipëria në protestë para kryeministrisë.

Edhe Partia e Lirisë fton qytetarët për të protestuar kundër grabitjes “për grabitjen e qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë për abuzimet me pronat e tyre për shkeljet e ligjit dhe varfërinë në të cilën rilindja e ka futur vendin”

Nënkryetari i Partia e Lirisë Endrit Braimllari tha se PL është vendosur për të rikthyer llogaridhënien, transparencën, hapjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës për qytetarët, që zëri i tyre të dëgjohet dhe këshilli bashkiak të luftojë për të mbrojtur interesat e qytetit dhe qytetarëve.