Deklarata e Ministres britanike, reagon Begaj: Shqiptarë në të gjithë botën, mikrokonsullatë angleze në Kukës
Presidenti Bajram Begaj është përfshirë personalisht në debatin mes qeverisë shqiptare dhe asaj britanike lidhur me emigrimin masiv të shqiptarëve që ka vënë në alarm jo vetëm qeverinë britanike, por edhe atë franceze, për mbylljen e kanalit të Lamanshit.
Nga Kukësi, ashtu si kryeministri Edi Rama, edhe Begaj i cilësoi deklaratat ndaj shqiptarëve të ministres së Brendshme britanike Suela Braverman si bullizuese, edhe pse ata paguajnë taksa e punojnë ndershmërisht atje.
Bajram Begaj:"Nuk jam dakord me deklararat e bëra nga ministrja e brendshme. Nuk mund të anatemohen dhe të etikitohen si pushtues për faktin që shqitarët jetojnë e punojnë kudo në botë. Janë integruar në shumë vende të botes dhe kanë ndërtuar jetën dhe punurar në mënyrë normale duke paguar taksa, nuk është e drejtë të bullizohen në këtë lloj gjeje, natyrisht ka edhe elemente anësore të padëshiruar që mund të kenë lidhje me krimin.
Nga këto zona ku qytetarët janë të vendosur të shkojnë me gomone nga Franca drejt Britanisë, ai dha propozimin konkret për të stimuluar emigrimin e ligjshëm.
Bajram Begaj:Si këto nuk jane vetëm shqiptarë. I kam kërkuar qeverisë britanike investimet e saj ti bëjë në drejtim të zonave ku ka emigrantë. Rruga e duhur për mua dhe kërkesa ime ndaj tyre është që investimet e qeverisë angleze në këtë rajon të bëhen të prekshme nga qytetarët.
Të mos jenë vetëm në kuadrin e këshillimeve por të jenë investime me qëllim që këta qytetarë që ikin për një jetë më të mirë të punojnë e të jetojnë në Kukës, Dibër, Has e Tropojë.
Kërkesë tjeter e imja ka të bëjë me hapjen e një mikrokonsullate angleze në Kukës dhe të bëjë të mundur që qytatarët të ikin me viza të rregullta të përkohëshme për të punuar si punëtorë sezonal"
Mijëra Shqiptarë kanë kaluar nga Franca në Britani me gomone muajt e fundit, ndërsa kriza e emigrantëve ka çuar në deklarata të ashpra mes qeverisë së Shqipërisë dhe një numri zyrtarësh britanikë përfshirë Ministren e Brendshme atje.
