Gjykata e Tiranës lë në burg radikalistin fetar, urdhër mbrojtje për gruan

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Gjergj Laçin 52 vjeçari i arrestuar në Tiranë.

Ai akuzohet se për 6 vjet ka ngujuar dhe keqtrajtuar bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Në seancë ai ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë ndaj dy djemve dhe gruas, teksa sipas tij nuk i ka penguar që të dalin jashtë.

Për arsyen se përse nuk i dërgon dy të miturit në shkollë, i deklaroi se nuk kanë asnjë nevojë.

Laçi ka deklaruar para Gjykatës se është i pafajshëm ndërsa armët që iu gjetën, dy thikat e fishekët deklaroi se i mbante për punë.

Avokati i tij ka kërkuar që Laçi ti nënshtrohet një ekspertize psiqike.

Për bashkëshorten e tij është caktuar një urdhër mbrojtje