Drejt ëndrrës amerikane, qindra aplikime në Korçë e Pogradec

Teksa dhjetëra persona po rrezikojnë jetën duke udhëtuar drejt Britanisë së Madhe me Gomone, qindra të tjerë shpresojnë të shkelin tokën amerikane, përmës aplikimeve në Llotarinë Amerikane. 
Në Korçë dhe në Pogradec shifrat e aplikimeve janë mjaft të larta, ndërsa shumica prej tyre aplikojnë së bashku me familjarë të tjerë.

Haxhie Çuli po pret që të aplikojë për Llotarinë Amerikane.

Ky është viti i katërt që financierja nga Pogradeci aplikon për Ëndrrën Amerikane.

“Është bër traditë, çdo tetor ose fillim nëntor, unë e di që kam për të bërë Llotarin Amerikane, qoftë edhe për të provuar fatin ose për të eksploruar për ëndrrën amerikane,” tha Haxhie Çuli.

Ajo thotë se ndryshe nga shumë të rinj, nuk e sheh jetën e saj në Shtetet e Bashkuara, por dëshiron që ta vizitojë, e të specializohet më tej për punën e saj.

“Në fakt unë nuk është se dua të largohem nga Shqipëria, kur e mendoj shumë thellësishtë, por më shumë e bëj për fat,për të provuar fatin edhe nëse vjen një mundësi e tillë për të shkuar në Amerikë, përse jo?

Në fund të fundit do kem më shumë mundësi për tu zhvilluar, ka standart me te larte jetese, pikë së pari. Të hapen rrugët për të shkuar nëpër venedet e tjera edhe për të parë botën, gjë që ne të rinjtë e duam shumë,” tha Haxhie Çuli.

Por jo vetëm Hatixheja. Teksa dhjetëra shqiptarë janë duke shkuar në Britaninë e Madhe me gomone, duke rrezikuar edhe jëtën e tyre, qindra të tjerë çdo ditë aplikojnë për lotarinë Amerikane.

“Aplikojnë, rreth 50 aplikime në ditë, për lotarinë Amerikane aplikojnë të gjithë, është shndërruar tani në një trend, njerëzit thjesht aplikojnë sepse duan të provojnë fatin, në radhë të parë. Por pjesa dërrmuese kanë dëshirë për të provuar ëndrrën amerikane” 

E marta e 8 nëntorit është dita e fundit për aplikime për lotarinë Amerikane.

50 mijë viza emigruese ofrohen çdo vit për vende të ndryshme përmes këtij programi, ndërsa çdo vend nuk mund të marrë më shumë se 7 për qind të numrit të përgjithshëm të vizave në dispozicion.

Deri në vitin 2018, 44.806 mijë shqiptarë kanë fituar lotarinë Amerikane.