Artur Mahmutaj prezanton kandidaturën e tij për Primaret në Bashkinë Fier

Deputeti i PD Artur Mahmutaj ka prezantuar kandidaturën e tij për Primaret në Bashkinë Fier.

"Prej 30 vjetësh jam antër aktiv i PD-së, e partisë që 91 na dha shpresë e guxim të dilnim kundër sistemit për një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë. Është për të ardhur keq që edhe pse jemi në 2022, sërish jemi në situatën e vitit 1991.

Prandaj të bashkuar e me guxim duhet me doemos ta përmbysim këtë regjim monist e të sjellim ndryshimin e shumëpritur," tha ai.