Aksident në Mashkullorë: Makina del nga rruga, një djalë e një vajzë në spital

Rreth orës 12:40, në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur "Mashkullorë", shtetasi K. K., rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja A. Xh., rreth 22 vjeçe, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Aksident në Mashkullorë: Makina del nga rruga, një djalë e
Foto nga vendi i ngjarjes
Aksident në Mashkullorë: Makina del nga rruga, një djalë e
Foto nga vendi i ngjarjes