Sindikata e Arsimit të Lartë në protestë, 10 kërkesat e pedagogëve

Sindikata e Arsimit të Lartë të Universiteteve të Shqipërisë vijon protestat për të kërkuar rritjen e pagës me 50% si edhe shtimine fondeve për kërkimet shkencore.

Këtë të martë, 8 nentor, në mbështetje të tyre kanë dalë edhe përfaqësues të shoqërisë cilve, të cilët theksojnë se kriza më e madhe në vend është ajo në arsim.

Kerkesat e pedagogeve

1- Te rritet buxheti per Arsimin e Larte ne masen 1% te PPB nga e cila 0.3% PPB te destinohet per kerkimin shkencor.

2-Te vleresohet  puna e pedagogeve shqiptare me nje vleresim financiar jo me te vogel se koleget e tyre ne Kosove.

3-Pagesat e tarifave te shkollimit te studenteve shqiptare te jene  jo me shume se tarifat e studenteve ne Kosove.

4- Stafi ndihmes-akademik dhe administrata e universitetit, ashtu si dhe pedagoget, te perfshihen ne rritjen e rrogave nga te ardhurat dytesore, si kontribues ne krijimin e ketyre te ardhurave.

5- Ne faqet WEB te universiteteve, te behet transparenca e plote, deri ne nivel departamenti, per te ardhurat dhe shpenzimet ne universitete.

6-Te mbrohet me cdo kusht Autonomia Universitare si arritje madhore dhe te luftohet tendenca  e instalimit te Autokracise ne Universitete.

7-Te forcohet pjesemarrja ne vendim-marrje e stafit akademik, nepermjet krijimit te Keshillave Shkencore te Fakulteteve, pasi aktualisht ne universitetet publike nuk ekzistojne organizma te tilla kolegjiale vendim-marrese, nderkohe qe roli i asambleve akademike eshte i zbehur dhe gati inekzistent.

8- Ftojme Autoritetet drejtuese dhe antaret e senateve akademike te largohen nga pozicioni i vezhguesit, sepse jane te zgjedhur nga stafet akademike, dhe te solidarizohen me pedagoget e studentet per realizimin e plote dhe sa me te shpejte te e ketyre kerkesave pa demtuar procesin mesimor.

9-Ftojme studentet ti bashkohen Levizjes se pedagogeve per Reformimin e Universiteteve, duke mbeshtetur dhe kerkesat e tyre, si nje kauze e perbashket ne te mire te Arsimit Kombetar.

10-Nga ana e profesoratit dhe stafit akdemik do te funksionoje Forumi Akademik per Reformimin Universitar.