Ilir Meta: Porti i Durrësit, afera korruptive me pasoja katastrofike për vendin
Për Ilir Metën, projekti i qeverisë Rama për portin e ri të Durrësit është një aferë tipike mafioze, me pasoja katastrofike për vendin, jo vetëm për mjedisin por edhe për financat publike. Kryetari i Partisë së Lirisë, në një konferencë për mediat lidhur me protestën e 12 nëntorit tha se ajo do të jetë shkëlqim i qytetarisë së Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e cilësoi projektin e qeverisë Rama për ndërtimin e portit të ri të Durrësit një aferë tipike mafioze.
Në një konferencë për mediat Meta theksoi se ky projekt do të ketë pasoja katastrofike për vendin, jo vetëm për mjedisin por edhe për financat publike.
Ilir Meta: “Eshtë e qartë që është aferë tipike mafioze kundër interesave kombëtare"
Meta u ndal edhe tek protesta e thirrur nga opozita më 12 nëntor, duke paralajmëruar se numërimi mbrapsht për këtë qeveri ka nisur prej kohësh.
Ilir Meta: Protesta e 12 nëntorit do jetë shkëlqim i qytetarisë së Tiranës dhe gjithë Shqipërisë e opozita është e vendosur në këtë drejtim. Kjo është një qeveri për të cilin kënga e numërimit mbrapsht ka nisur prej kohësh e dhuna as ka qenë e as është aleat i opozitës.
Ilir Meta tha se kandidatët e Partisë Demokratike në Primare i sheh të fortë. Meta refuzoi të komentonte dorëheqjet e fundit në PD, ndërsa shtoi se parlamenti i 25 prillit i deformuar.