Paratë pastrohen në ndërtim, Kraja: Grupet kriminale kanë shtrirë aktivitetin, janë bërë më të egër
Grupet mafioze shqiptare po avancojnë në shtrirjen e veprimtarisë së tyre kriminale, e sa vijnë dhe po bëhen më të egra. Kreu i SPAK Arben Kraja dhe përfaqësuesit e antimafias italiane kanë nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit mes të dy vendeve. Sekuestrimi i sasive të mëdha të lëndëve narkotike dhe i parave që tentohet të kalojnë në Shqipëri, u cilësuan si sukses, ndërsa prokurorët e përtej adriatikut theksuan dhe një herë pastrimin e parave përmes ndërtimeve.
Krimi shqiptar është shtrirë nga Amerika Latine e deri në Dubai, dhe po ashtu grupet shqiptare janë bërë më të egra. Është ky konstatimi i bërë nga vetë kreu i Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion Arben Kraja në simpoziumin e mbajtur në Pallatin e Kongreseve mes strukturës së Posaçme kundër korruspsionit dhe krimit të organizuar dhe drejtorisë Kombëtare italiane të Antimafias e Terrorit.
Arben Kraja: “Gjithmonë e më shumë, krimi i organizuar me perfaqësues shqiptar po rrit aktivitetin e tij. Gjithmonë e më shumë shohim element të aktivitetit kriminal shqiptar, që shtrijnë aktivitetin e tyre duke filluar që nga vendet e origjinës së Amerikës së Jugut, ku fillon transporti i drogave të forta.Vazhdojnë aktivitetin e tyre në vendet tranzit ku kalon droga. Kanë aktivitetin e tyre në vendet ku konsumohet droga, në vendet e Bashkimit Europian, në vendet e mëdha”
Përtej këtyre shqetësimeve, Kreu i Prokurorisë së Barit, Roberto Rossi në fjalën e tij ngriti dhe njëherë alarmin e pastrimit të parave në Tiranë, të grupeve mafioze përmes sektorit të ndërtimeve dhe jo vetëm.
Roberto Rossi: “Jo vetëm që riinveston para të jashtëligjshme, por prodhon edhe një formë të re gjetjeje parash, ne dukje ligjore, ne dukje,sepse aktiviteti formalisht është i ligjshëm në dujke edhe pse lind e bazuar në para të paligjshme”
Prokurori antimafias italiane Giovanni Melillo deklaroi se Shqipëria dhe Italia duhet t’i bëjnë ballë transformimeve të krimit të organizuar, pasi siç tha ai Përballë fenomeneve të korrupsionit, pasurisë së paligjshme duhet që institucionet të jenë të mbrojtura.
Giovanni Melillo: “Fakti që është krijuar në këtë vend një strukturë si SPAK-u, duhet të jenë dhe të aftë, në një farë mënyre që ta trëmbin tiranin”
Dhe Ndërkohë që në Tiranë mbahej ky takim i nivelit të lartë mes prokurorësh, një sinjalizim fals për bombë pranë gjykatës së posaçme anti korrupsion alarmoi forcat e rendit në kryeqytet.


