Greqi, 31 vjeçari shqiptar gjendet i groposur në plazh, ka dëmtime në kokë

Trupi pajetë i një 31 vjeçari shqiptar është gjetur i groposur në zonën e plazhit në Kartelia në Qiparisia, bëjnë të ditur mediat greke.

Policia e Kalamatës po vijon hetimet për zbardhjen e rastit të vrasjes së 31-vjeçarit shqiptar në Qiparisia.

Trupi i 31-vjeçarit u gjet pasditen e djeshme (7 nëntor 2022) i varrosur në plazhin e Kartelisë në Kyparisia dhe kishte lëndime kryesisht në kokë, njoftoi polica.

Grupi i punonjësve të policisë së Zyrës së Hetimit Kriminal të Messinisë ka shkuar për të mbledhur provat në zonën ku u gjet kufoma, ndërsa siç rezultoi nga hetimet e deritanishme, viktima nuk ishte banues i asaj zone.

Paralelisht me mbledhjen e provave, policia është në pritje të rezultatit zyrtar të ekspertizës mjeko-ligjore mbi trupin e të huajit.

Kalamata është qyteti i dytë më i populluar pas Patrës në gadishullin e Peloponezit, në Greqinë jugore.