Aksidenti tragjik, zbadhen identitetet e shqiptarëve, çifti sapo kishte mbërritur në Itali dhe priste dokumentet

Ky është çifti shqiptar sëbashku me djalin e tyre të mitur që u përfshinë në aksidentin tragjik mbrëmjen e të dielës në Itali.

Fatkeqësisht në aksident gjetën vdekjen në vend 22-vjeçarja Shane Hyseni, djali i tyre një vjeç e katër muajsh Mattias Lame, ndërsa mbeti i plagosur kryefamiljari që ishte dhe në timonin e mjetit Orjol Lame 30-vjeç.

Tragjedia thellohet dhe më tej në familjen Hyseni pasi bashkë me Shanen humbën jetën dhe motra dhe vëllai i saj i mitur që udhëtonin në makinë me ta Rejana Hyseni, 9 vjeç dhe Resat Hyseni, 11 vjeç. 

Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur pak pas orës 20 kur një "Fiat Stilo", i cili po shkonte drejt Sant'Ilario, mbërriti në fshatin Gaida dhe u përplas në një shtëpi të pabanuar.

Në makinë udhëtonin pesë persona me origjinë shqiptare. Vetëm shoferi, Orjol Lame , 30 vjeç, shpëtoi. 

Katër pasagjerët që udhëtonin me të vdiqën menjëherë. Motra dhe vëllai i Shanes jetonin në provincën e Parmës me nënën e Shanes, e cila ishte ndër të afërmit e parë që mbërriti në vendin e tragjedisë.

Ajo pësoi shok total nga humbja e tre fëmijëve dhe nipit dhe u desh ndërhyrja e mjekëve për ta asistuar.

Në vendngjarje ndodheshin edhe zjarrfikësit, të cilët punonin për orë të tëra për nxjerrjen e trupave të pajetë.

 Sipas hetimeve paraprake, makina ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një shtëpie të pabanuar.

30-vjeçari i cili ishte në timon, në gjendje shumë të rëndë, është transportuar në Santa Maria di Reggio ku ndodhet në terapi intensive dhe me një prognozë të rezervuar. 

Ai kishte mbërritur në Itali para disa muajsh me gruan e tij. Ata jetonin në Calerno dhe të dy prisnin dokumentet e nevojshme për t'u vendosur këtu dhe për të marrë një punë.