Aksident i rëndë në Itali/ Makina del nga rruga, 4 të vdekur, mes tyre 3 fëmijë. Viktimat janë shqiptarë

Katër persona mes tyre tre të mitur humbën jetën pasi makina ku udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me muret e një shtëpie të pabanueshme.

Aksidenti i rëndë u shënua në Reggio Emilia mbrëmjen e së dielës 30 tetor 2022, bëjnë të ditur forcat zjarrfikëse.

Mësohet se në bordin e makinës kanë qenë 5 persona, pjesëtarë të një familjeje.

Viktimat janë me origjinë shqiptare shkruan ANSA.

Burri është në gjëndje të rëndë, ndërkohë që viktimat janë një grua 22 vjeçe dhe tre fëmijët që udhëtonin me ta.

Burri i cili ishte shoferi është dërguar në gjëndje të rëndë në spital, ndërkohë që tre fëmijët që humbën jetën në aksident janë të moshës 2, 10 dhe 12 vjeç.

Ora News mëson se shoferi i mjetit është bashkëshorti i gruas 22 vjeçare e cila humbi jetën së bashku me djalin e saj 2 vjeç, ndërkohë dy fëmijët e tjerë të mitur janë vëllezërit e 22 vjeçares. 


Aksident i rëndë në Itali/ Makina del nga rruga, 4 të