“Halloween”, të rinjtë entuziastë për festën, nuk e vrasin mendjen për paratë

Ashtu si në të gjithë botën edhe në Shqipëri po festohet festa e Hallowen. Të rinjtë janë ata që preferojnë më tepër këtë festë, ndërsa personazhet që duan janë të ndryshëm.

Kjo 19 vjeçare ka vendosur që në ditën e Halloween të ketë imazhin e joker-it.

Ajo thotë se i pëlqen personazhi dhe prandaj ka vendosur që në mbrëmjen e kësaj dite të identifikohet si e tillë.

“Kam zgjedhur këtë sepse më pëlqen.”

Lanxi Hysa make up artist tregon se vitet e fundit, Hallowen po festohet edhe në Shqipëri, kryesisht kremtohet nga të rinjtë.

“Normalisht se është transformuar, nuk është bërë plotësisht si pjesa e joker-it. Është përdorur dhe gjaku artificial që e bën të duket më e frikshme.”

Ajo thotë se çmimet variojnë nga 40-60 mijë, mbase dhe më shumë, ku për të rinjtë mjafton të arrijnë personazhin që duan, pasi paratë nuk janë problem.

“Fillojnë nga 60, 70 mijë lekë të vjetra e lartë. Të rinjtë kur duan të shkojnë në një festë të tillë nuk hezitojnë aspak.”

Dita e 31 tetorit, kur dhe festohet Halloween shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm, do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli.