Von der Leyen në Tiranë, hakerat i publikojnë Ramës të dhënat personale dhe udhëtimet nga 2005
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2022, 18:06
Një javë pasi hakerat publikuan të dhënat personale të kreut të SHISH, Helidon Bendo, radhën pasditen e sotme duket se e ka pasur kryemninistri shqiptar Edi Rama.
Faqja Homeland Justice ka publikuar të dhënat personale Ramës por edhe hyrje-daljet në sistemin TIMS nga territori shqiptar.
Nga viti 2005 deri në maj të këtij viti kanë 390 udhëtime jashtë, një pjesë e mirë me çarter, kryesisht gjatë kohës së tij si kryeministër.
Publikimi vjen ndërsa zyrtarja e larta e BE, Ursula von der Leyen, ndodhet për vizitë në Tiranë në kuadër të turit ballkanik.
